Meta mesazh Ramës: Plotëso kërkesat e drejta të studentëve, të rinjtë po ikin nga vendi!

Shqipëria

Meta mesazh Ramës: Plotëso kërkesat e drejta të studentëve, të rinjtë po ikin nga vendi!

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 20:40
Ilir Meta

Nga Pogradeci Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të qartë qeverisë se zgjidhja sa më parë e kërkesave të studentëve është një domosdoshmëri që të rinjtë të mos braktisin auditorët e të mos ikin nga vendi.

‘Kërkesat e studentëve të marrin përgjigje. Kërkesat e studentëve janë të drejta dhe legjitime. Studentët të kthehen në auditore të mos ikin nga vendi’-tha Meta.

Kreu i Shtetit komentoi gjithashtu dhe propozimin e opozitës për vetting në politikë, draft i cili u rrëzua këtë të premte gjatë seancës plenare nga votat e maxhorancës.

‘Vettingu në politikë është i domosdoshëm. Duhet gjetur mënyra për ta realizuar vettingun në politikë’, deklaroi Meta.

Meta bëri po ashtu dhe një apel për partitë politike që të gjejnë një marrëveshje në lidhje me reformën zgjedhore.

“Palët të gjejnë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Marrëveshja për të kthyer besimin tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Jemi të vonuar në Reformën zgjedhore’,u shpreh Meta.

Gjithashtu Meta komentoi edhe vendimin e qeverisë për dëbimin e ambasadorit të Iranit nga vendi jonë.

‘Aprovoj vendimin për dëbimin e ambasadori iranian’, tha kreu i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat