Berisha akuzon Ramën: Ashtu si Ramiz Alia në 91’, Edvini ka rrahur studentët protestues

Shqipëria

Berisha akuzon Ramën: Ashtu si Ramiz Alia në 91’, Edvini ka rrahur studentët protestues

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 21:11
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën fizike të ushtruar mbi disa studentë nga ana e policisë së shtetit, një pretendim i bërë publik këtë të premte nga ana e njërit prej protestuesve.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha e krahason Ramën me Ramiz Alinë, duke thënë se 28 vite më vonë, po ushtrohet i njëjti skenar dhune ndaj studentëve protestues.

“Edvin Kristaq Rama njelloj si Ramiz Alia 28 vjet me pare rreh studentet!

Te dashur miq, mbreme pas mesnate studentet grevist jane sulmuar dhe goditur ne befasi me urdher te Rames nga narkoplice me uniforme dhe gangestere civil. Keshtu, mbreme pas mesante Edvini ka perseritur aktin e terrorit dhe te dhunes qe ushtroi ndaj studenteve Ramiz Alia pas mesnates se dates 8 dhjetor 1990, i cili pasi i priti studentet protestues u nxori ne rruge policine dhe i goditi pabesisht.

Duke shprehur solidaritetin tim te plote me studentet, denoj me ashpersine me te madhe kete akte banditesk dhune te Edi Rames dhe e paralajmeroj ate se me kete akt ke firmosur perfundimisht fundin tend te merituar.”-shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat