Vasili: Kryeministri argat i oligarkëve, mashtrues dje dhe i vertetë sot

Shqipëria

Vasili: Kryeministri argat i oligarkëve, mashtrues dje dhe i vertetë sot

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 11:17
Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar sërish pas miratimit në parlament të paketës që u fal shumë taksa sipas tij, oligarkëve.

Ai ka publikuar në faqen e tij në facebook edhe një video të kreut të qeverisë dhe e shoqëron me komentin, “shikoni se çfarë deklaronte ky mashtrues vetem 7 muaj më parë në 2 maj 2018”.

Ja postimi i tij i plotë:

Kryeministri argat i oligarkëve mashtrues dje dhe i vertetë sot.

Kryeministri argat i oligarkëve nxori fytyrën e vertetë sheshit, kur me ligj në parlament me votat e 74 argatëve të tjerë jua uli përqindjen oligarkëve nga 15% ne 8 %.

Çdo njeri objektiv dhe gjakftohtë kupton menjeherë se si është i kapur deri në fyt nga oligarket dhe është thjesht një këlysh i tyre kundër interesave të popullit të cilit ja merr taksat dhe e fut në burg për 5 lek korrent, apo për një shkelje rrugore apo për një tufë qepë në rrugë.

Shikoni se çfarë deklaronte ky mashtrues vetëm 7 muaj më parë në 2 maj 2018.(shihni videon).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat