KLGJ: Sot, ka filluar procesin e zgjedhjes së zëvendëskryetarëve në disa Gjykata

Shqipëria

KLGJ: Sot, ka filluar procesin e zgjedhjes së zëvendëskryetarëve në disa Gjykata

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Sot, në disa gjykata të vendit, trupa gjyqësore e tyre, ka filluar procesin e zgjedhjes së zëvendëskryetarëve në Gjykata. Ky proces ka filluar në gjykatat e rretheve gjyqësore Pukë, Berat dhe Korçë, por do të pasojë menjëherë edhe në të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit.

Është mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të gjykatës, e cila zgjedh nga radhët e saj zëvendëskryetarin për një mandat tre vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme, nëpërmjet një votimi, procedurë e cila është e mirëpërcaktuar në rregulloren e miratuar nga KLGJ.

Këshilli Lartë Gjyqësor thekson që zgjedhja e organeve drejtuese në gjykata, do të jetë një përparësi e punës së tij, duke garantuar kështu, një përmbushje të detyrave dhe funksioneve të gjykatave për pasojë dhe një mbështetje të funksionimit të sistemit gjyqësor në vend.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton se për shkak të rëndësisë së madhe që ka organizimi i këtij procesi, ka caktuar që disa anëtarë të tij të ndjekin nga afër zhvillimin e mbledhjeve të përgjithshme në këto gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat