Thirrjet e Berishës për armë, Ndreu: Eshtë i lajthitur dhe në panik total nga SPAK

Shqipëria

Thirrjet e Berishës për armë, Ndreu: Eshtë i lajthitur dhe në panik total nga SPAK

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:05
Pjerin Ndreu

Ish-Kryeministri Berisha, kercenoi nga foltorja e parlamentit se nese shumica nuk pranonte amendamentet kushtetuese për vetting-un në politikë, do bente thirrje per te marre armet. “Bëhuni gati në rrugë dhe në sheshet e Shqipërisë do të ushtojë, ‘o djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri.’ Kjo do jetë”, tha Berisha. Por natyrisht qe kercenimeve te tij askush s’ua vuri veshin nga mazhoranca e cila rrezoi amendamentet e PD.

Për deputetin socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu ish-kryeministri Berisha këtë ka bërë gjithmonë. Ndreu në një intervistë për “Politika Online”, në gsh.al, i cilëson deklaratat e Berishës si lajthitje dhe sipas tij pushtetin e ka marrë dhe e ka mbajtur gjithmonë me dhunë.

“Çfarë ka bërë gjë tjetër ai, ma thuaj pak… Ky vend që nga 92 kur erdhi zotëria në pushtet kishte të gjitha shanset, mund të ishte në hap me Slloveninë e Hungarinë. Për shkak të tij ky vend ka ngel pas edhe Maqedonisë. Unë këtë thirrje e marr si një lajthitje që ai e ka në ADN. Nuk mund të vij në pushtet as të mbajë pushtetin me rregulla. Kurrë nuk e ka bërë këtë, ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur me armë. Shteti kur ka qenë ai të vriste, dhe ne kemi probleme por nuk kemi ngritur armët ndaj qytetarëve. Vërtet kemi probleme, nuk jemi në pritshmërinë që duhej por nuk kemi vrarë”, deklaroi Ndreu.

Sipas tij ku tension që po krijohet vjen për shkak se duan të bllokojnë reformën në drejtësi.
“Pse ka një tension. Reforma në drejtësi do luftojë korrupsionin. Është një projekt eksperimental që do aplikohet në Shqipëri. Është më e ashpra që aplikohet ndonjëherë në botë, ku do varet dhe eksportimi i saj në rajon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat