Mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si e pësojnë shoferët në Tiranë

Shqipëria

Mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si e pësojnë shoferët në Tiranë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:25
Mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si e pësojnë shoferët në Tiranë

Rrugoret e kryeqytetit kanë vijuar monitorimet dhe kontrollet me përzgjedhje edhe në orët e mbrëmjes, në disa nga rrugët kryesore, ku ka prezencë të madhe këmbësorësh dhe rreziku për tu përfshirë në ngjarje rrugore është më evident.

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në këto segmente rrugore janë evidentuar dhe proceduar 42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe 22 drejtues të tjerë për shkelje të tjera, kryesisht për parkime të gabuara në vendkalimet e këmbësorëve dhe rrugëkalimet e mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat