Pas Ramës, edhe Kryemadhi tek konviktet e Inxhinierisë: Ja pse gënjeu kryeministri!

Shqipëria

Pas Ramës, edhe Kryemadhi tek konviktet e Inxhinierisë: Ja pse gënjeu kryeministri!

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 21:52
Monika Kryemadhi

Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në konviktet tek Inxhineria e Ndërtimit , godinat i ka vizituar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në një prononcim të shkurtër në Facebook-un e saj, Kryemadhi shprehet se projekti për rikonstruktimin e godinave është i qeverisë gjermane, që sërish nuk ka përfunduar në kohë pasi sipas afatit duhet të kishte mbaruar më 20 dhjetor.

“Jam e detyruar të bëj këtë transmetim live. Rama sot shpërndau një video ku thoshte që ëstë projekt i qeverisë shqiptare por nuk është. Ky është projekti i qeverisë gjermane. Projekt që ka nisur më 2017 dhe që duhet të kishte mbaruar 20.12.2018 por vjen dhe bën me shoë. Ai nuk duhet të vijë këtu por të shkojë në godinën ku vajzës i ra tavani mbi kokë. Të lutem shumë Edi Rama mos vazhdo të mashtrosh dhe gënjesh më. Nuk do të ndalem këmba-këmbës derisa të të demaskoj për çdo gënjeshtër tënden,”-tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat