Lleshaj pret homologun nga Kosova: Thellojmë bashkëpunimin policor!

Shqipëria

Lleshaj pret homologun nga Kosova: Thellojmë bashkëpunimin policor!

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 22:37
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Ekrem Mustafa

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj priti sot në një takim homologun e Kosovës, Ekrem Mustafa dhe delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë e Policisë.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, me fokus të posaçëm forcimin e kontrollit të kufijve dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në dy shtetet tona.

Takimi mes dy ministrave të Brendshëm pason mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, mbajtur në Pejë disa javë më parë.

Delegacionet diskutuan gjithashtu mbi thellimin e bashkëpunimit policor dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në proceset e integrimit evropian, në të dy vendet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat