Çudira shqiptare, ke marrë tokën sipas ligjit, por nuk je pronar i saj

Shqipëria

Çudira shqiptare, ke marrë tokën sipas ligjit, por nuk je pronar i saj

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 23:23
Elbasan

Shumë banorë të fshatrave në Elbasan kanë fituar tokën në përdorim me anë të ligjit 7501, por nuk kanë asnjë të drejtë pronësie mbi sipërfaqen.

Kjo për shkak se në Elbasan procesi i azhornimit të tokave në këtë qark nuk ka përfunduar.

28 vjet që kanë marrë tokën me ligjin 7501, por ende nuk janë pronarë të ligjshëm të saj. Fshatarët kanë një dokument ku vërtetohet toka e dhënë sipas komisionit të ngritur në vitin 1991, por kjo nuk i njeh ata pronarë të sipërfaqes që kanë në përdorim.

Vite më parë, me financim të organizmave ndërkombëtare, u krye procesi i azhornimit në pjesën dërrmuese të territorit shqiptar. Por mjaft fshatra nuk përfituan për mungesë fondesh.

Nga një investigim kryer nga ABC News rezulton se fshatra të tillë si Vashaj, Pekisht, Përparim në Peqin, Labinot Fushë, Godolesh, Mengël, Shushicë , Gjinar, Elbasan, në disa fshatra të Gramshit, Belshit, Prrenjasit, Cërrikut dhe Librazhdit, janë të pa azhornuara.

Banori 1: “Jam banor i kësaj zone. Kemi toka, por nuk na kanë dhënë tapi. Nuk e di pse është kjo punë, shteti e di. Të gjithë fshatrat e tjerë i kanë marrë azhornimin e tokës, ne jo.”

Banori 2: “Ne kërkojmë tapinë e tokës, shtëpisë, çdo gjë duhet ta kesh në letër, sepse nëse nuk e ke të vijnë të shembin shtëpinë”

Shpeshherë si rezultat i mospaisjes me tapi është kaluar edhe në konflikte që kanë degjeneruar në përplasje fizike midis fshatarëve. Një gjë e tillë po bëhet pengesë edhe për shumë biznesmenë apo edhe firma të huaja që kërkojnë të blejnë parcela për të investuar në bujqësi apo për të ngritur pika të përpunimit dhe grumbullimit të produkteve bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat