Basha me banorët e “Astirit”: Bashkëpunëtorët e krimit ngritën kartonët kundër Vetting-ut

Shqipëria

Basha me banorët e “Astirit”: Bashkëpunëtorët e krimit ngritën kartonët kundër Vetting-ut

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 07:03
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte edhe pasditen e së shtunes pranë banorëve të Astirit në kryeqytet të cilët vazhdojnë protestën kundër shembjeve të shtëpive.

Basha komentoi edhe rrëzimin e ligjit për vettingut të politikanëve.

Sipas Bashës ata që votuan kundër vetingut të politikanëve janë bashkëpunëtorë të krimit.

“Çlirimi i politikës nga politikanë të lidhur me krimin dhe politikanë që justifikojnë pasurinë e tyre është domosdoshmëri. Unë e di që shumica e shqiptarëve e mbështet këtë. Shumica e shqiptarëve kanë kërkuar një zgjedhje për këtë.

Dje politikanët me integritet patën rastin ta votonin, por siç e patë dje në Kuvendin e Shqipërisë nuk ngriti kartonët një shumicë që përfaqëson popullin, por një pakicë që zhvat, vjedh dhe grabit popullin. Kjo është domethënia e votimit dje.  Dje ka ndodhur vetingu i vërtetë i politikanëve. Të gjithë ata që kanë ngritur kartonat kundër ligjit të vetingut të politikanëve kanë dalë hapur si bashkëpunëtorë të krimit dhe vjedhjes", u shpreh Basha.

Ai ka vijuar më tej duke thënë:

"Sot në emër të opozitës ju bëj thirrje, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, që ndryshimin që kjo klikë e korruptuar, që kjo klikë e votoi kundër ta imponojmë me forcën e rezistencës dhe qëndresës qytetare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat