“Numri i lartë i gjobave nuk tregon qytetari”, Apeli i Lleshajt për shoferët

Shqipëria

“Numri i lartë i gjobave nuk tregon qytetari”, Apeli i Lleshajt për shoferët

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 15:27
Sandër Lleshaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj kërkon nga drejtuesit e automjeteve, më shumë qytetari dhe më pak gjoba.

Përmes një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’, Leshaj u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Lleshaj shton në postim se policia ka gjobitur një numër të konsiderueshëm të drejtuesve të makinave.

“Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj..

Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës.

Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare.

Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat