Peticion nga 51 pedagogë

Shqipëria

Peticion nga 51 pedagogë

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 16:53
Fakulteti i Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës

Pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës kanë firmosur një peticion ku kërkojnë anulim të ligjit për Arsimin e Lartë.

Në listën me 5 pika pedagogët kërkojnë abrogimin e ligjit për arsimin e lartë, garantimin e të drejtave të studentëve,  krijimin e një Këshilli Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit për të mundësuar daljen nga kriza aktuale, hapjen e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, lirimin e mjediseve te zaptuara ne fakultete, si dhe  financimin e kampusit të ri universitar, që sipas pedagogeve duhet t’i kalojë në administrim Universitetit të Tiranës.

Më herët ishin pedagogë të Shkencave Sociale që dolën në mbështetje të protestës së studentëve dhe kërkuan ndryshime në ligjin për arsimin e lartë. Kjo kërkesë iu parashtrua Kryeministrit edhe në takimin e para pak ditëve me studentë e pedagogë të Arkitekturës, por përgjigjia e tij ishte e qartë se mangësitë nuk janë te ligji, por tek zbatimi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat