Basha: Rama kërkon të zhvendosë Lanën. Kjo gjë nuk ka ndodhur që nga…

Shqipëria

Basha: Rama kërkon të zhvendosë Lanën. Kjo gjë nuk ka ndodhur që nga…

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 18:04
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm pasditen e së dielës në protestën e banorëve të Astirit.

Kreu i PD, tha se në Tiranë po ndodh ajo që nuk ka ndodhur që nga Roma e Lashtë, zhvendosja e lumit të Lanës. Sipas Bashës, kjo bëhet për të mos prekur kompleksin që do ndërtojë miku i Taulant Ballës me firmën e Ramës dhe Veliajt.

“Në vend që këta familjarë të gëzojnë vitin e ri, rrinë këtu në mes të rrugës duke protestuar. Dua të them që afera që nisi si korrupsion i pastër është provuar si aferë kriminale. Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, të ndryshojnë rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos cënohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikanti që do ndërtojë. Shteti funksionon si institucion hajdut. Të nxirret plani urbanistik i Tiranës të nënshkruar nga Rama e Veliaj, gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë. Ndërton aty ortaku i Taulant Ballës, me firmën e Ahmetaj, Ramës e Veliajt”, deklaroi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat