“Magazina e Lartë” Si e gjen Viti i ri gjykatën shqiptare

Shqipëria

“Magazina e Lartë” Si e gjen Viti i ri gjykatën shqiptare

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Procesi i Vettingut la me 4 gjyqtarë Gjykatën e Lartë, duke e nxjerrë thuajse jashtë funksionit.

Pamundësia e formimit të Kolegjeve 5 anëtarëshe Penale dhe Civile kanë bërë që shifra e çështjeve që presin radhën për gjykim të shkojë në mbi 30 mijë. 

Problemi i dosjeve të mbartura e për rrjedhojë i vonesës në gjykim është krijuar ndër vite për shkak të mosplotësimit të trupës së kësaj gjykate me anëtarë. Viti 2018 e gjeti gjykatën me 9 anëtarë, por procesi i vettingut shkarkoi nga detyra 5 prej tyre, duke e pamundësuar formimin e Kolegjeve me pesë anëtarë çështjet Penale dhe Civile. Referuar të dhënave nga Gjykata e Lartë numri i dosjeve gjyqësore penale, civile dhe administrative që presin gjykimin ka kaluar shifrën 30 mijë.

Aktualisht gjykata shqyrton në themel vetëm çështjet administratie, rekurset e tyre shqyrtohen nga kolegje 3 anëtarësh. Sipas të dhënave në periudhën qershor-dhjetor 2018 janë gjykuar në total 308 çështje administrative, nga të cilat 273 prej tyre në Dhomë Këshillimi dhe 35 prej tyre në seancë gjyqësor. Ndërsa çështjet penale dhe civile nuk mund zbresin në sallat e gjyqeve. Gjyqtarët e mbetur shqyrtojnë në Dhomat e Këshillimit vetëm çështje urgjente, si masat e sigurimit, apo ekstradime.  Të dhënat nga Gjykata e Lartë tregojnë se në dhomë këshillimi në harkun qershor-dhjetor të këtij viti janë shqyrtuar 152 çështje civile dhe 161 çështje penale, raporton abcnews.

Por ndërsa gjykata është në ngërç, në kryesekretarinë e saj depozitohen çdo ditë mesatarisht 50 rekurse, duke shtuar numrin e dosjeve dhe zënien e çdo hapësire në godinën e Gjykatës së Lartë. Në këtë situatë duket se shpresë sjell vetëm lajmi i nisjes së funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat