Shi e dëborë/ Ja çfarë ndodh me motin sot

Shqipëria

Shi e dëborë/ Ja çfarë ndodh me motin sot

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 08:20
Foto

Kthjellimet dhe vranësira të lehta dominojnë pjesën e parë të ditës në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira të shpeshta paraqiten në zonat malore duke rrezikuar reshje shiu e dëbore.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë.

Ato do të luhaten në vlerat ekstremale ditore nga -3°C mëngjesi deri në 17 °C maksimumi në rang territori.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat