Krishtlindjet mbushin Kapshticën me shqiptarë, pala greke me "pushime"

Shqipëria

Krishtlindjet mbushin Kapshticën me shqiptarë, pala greke me "pushime"

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 11:46
Kapshticë

Festat e fundvitit kanë sjellë fluks dhe radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës.

Në këtë ditë Krishtlindjesh, gjatë 24 orëve të fundit raportohet se kanë hyrë në territorin e vendit nga pika e Kapshticës 10500 shtetas shqiptarë e të huaj.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Vetëm gjatë tre ditëve të fundit nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyre 23000 shtetas kryesisht shqiptarë.

Për të përballuar fluksin në rritje, autoritetet kufitare kanë shtuar numrin e sporteleve në hyrje dhe dalje, gjë të cilën nuk e ka bërë pala greke, e cila vazhdon të ketë tri sportele, një në dalje dhe dy në hyrje.

Ne kushte të tilla, zyrtarë të policisë kufitare kanë pasur dy takime me palën greke duke iu kërkuar shtimin e numrit të sporteleve, por ata nuk kanë reaguar, duke u përgjigjur së gjatë ditëve të festave numri i punonjësve është i kufizuar.

Kjo ka bërë që radha e automjeteve, në territorin grek të shkojë më shume se 1 km, deri te kryqëzimi i Follorinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat