Njoftim i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë në Greqi

Shqipëria

Njoftim i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë në Greqi

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 14:32
Ilustrim

Ambasada shqiptare në Greqi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për emigrantët shqiptarë që jetojnë atje.

Përmes një postimi në rrjetin socia, Ambasada shqiptare në Athinë njofton se më datat 28 dhe 31 dhjetor, nuk do të mund të bëhen aplikime për pasaporta si dhe për shpërndarjen e tyre.

 “Ambasada e RSh në Athinë, njofton se më 28 (e premte) dhe 31 dhjetor (e hënë) 2018, nuk do të mund të bëhen aplikime për pasaporta si dhe shpërndarje të tyre nga Zyra e pasaportave, për shkak të mbylljes së procedurës të fundvitit për inventarizimin e tyre. Për veprime të tjera konsullore, Zyra konsullore do të funksionojë normalisht në datat e sipërpërmendura. Faleminderit për mirëkuptimin dhe Gëzuar festat!”- shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës shqiptare në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat