“Një fije floku t’i prekë Rama studentëve... do të mjerohet”

Shqipëria

“Një fije floku t’i prekë Rama studentëve... do të mjerohet”

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 14:32
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kreun e qeverisë Edi Rama se nëse një fije floku do t’i prektet studentëve protestues, artëherë ai do të mjerohet.

I pranishëm në akademinë politike të forumit rinor të PD-së, Berisha ka folur në lidhje me gjendjen aktuale politike si dhe protestën e studentëve.

“Flamuri i studentëve është flamur i shpresës, flamur i të drejtës!" Një paralajmërim për Ramën: "Një qime floku po u preke studentëve do mjerohesh!”

- Fjala e mbajtur në Akademinë Politike 2018 të FRPD, i organizuar me mbeshtetjen e fondacionit Konrad Adenauer dhe PD, me pjesëmarrjen e 120 studentëve nga i gjithë vendi, të anëtarit të Bundestagut, deputetit gjerman të CDU-së Andreas Lammel si dhe të zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të PPE, Christian Kremmer. sb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat