Rama nuk përjashton ndryshimet në qeveri

Shqipëria

Rama nuk përjashton ndryshimet në qeveri

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 18:01
Edi Rama

Edi Rama nuk ka mohuar mundësinë e ndryshimeve në qeveri. Pas mbledhjes se kryesisë që zgjati plotë 300 minuta Rama përpara mediave pranoi se ka vend që si partia dhe qeveria mund të vetëkorrigjohen.

“Unë nuk e them fjalën e fundit të parë, Unë, e di radhën e lëvizjeve gjithmonë, do bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do ti përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve dhe do shkojmë përtej. Ka ende shumë për të bërë, pasi njerëzit meritojnë shumë më tepër. Kemi bërë gabimet tona, që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë, punojë që përpiqen të spostohen nga diku në diku tjetër. E rëndësishme është të mësojmë prej gabimeve. E lexojmë me shumë respekt mesazhin e protestës.

Si shkëndijë kryeministri thotë se ka shërbyer protesta e studentëve, e cila është diskutuar gjatë dhe në mbledhjen e kryesisë.

Në analizë në mbledhje është marrë funksionimi i çdo strukture e Partisë Socialiste e në mënyrë të veçante dhe funksionimi i FRESH, strukturë për të cilën Rama dhe publikisht ka shprehur rezerva, pasi sipas tij ka treguar se është inekzistente në universitete.

Çdo drejtues politik qarku ka ndarë me kryesinë punën e bërë për zgjedhjet lokale të 2019, përgatitjet për të cilën kanë nisur që me fushatën e llogaridhënies që u shtri për afro një muaj në të gjithë vendin.

Të premten do të mblidhet dhe Asambleja Kombëtare e Socialistëve ku sipas zërave që qarkullojnë brenda partisë kryeministri do të bëjë të ditur ndryshimet e mundshme në qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat