Me rastin e festës së Krishtlindjes ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar përzemërsisht të gjithë besimtarët e krishterë dhe ushtarakët, në një nga ditët më të veçanta për ta.
Ministrja Xhaçka shkruan: “Krishtlindje të bardha për të gjithë besimtarët e krishterë e në veçanti për ushtarakët shqiptarë! Shëndet, harmoni e begati në familjet tuaja!”. /ATSH