"Është vetëm çështje kohe", çfarë po paralajmëron opozita shqiptare

Shqipëria

"Është vetëm çështje kohe", çfarë po paralajmëron opozita shqiptare

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Ministria e Financave ju përgjigj akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me privatizimin e zonës së ish-serave për shtetasin Edmond Bego

Endrit Ducka, Drejtor në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike në Ministrinë e Financave, teksa i konsideroi të pabaza akuzën e opozitës, sqaroi hapat e privatizimit të pronës në fjalë.

Ai theksoi se në asnjë rast, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka lidhur asnjë kontratë shitje, dhe as privatizimi më herët, me personin me emrin Edmond Bego.

Ducka: Sikurse duket qartë në këtë dokument, Ministria e Financave autorizon kalimin e objekteve “sera dhe magazina” në pronësi të trashëgimtarëve të objekteve të shpronësuara Maliq dhe Hamdi Pinari si fitues të së drejtës së privatizimit të objekteve me vlerë fillestare me të drejtën e parablerjes si pronar trualli si dhe autorizon kryerjen e pagesës në llogari të MF brenda afatit të përcaktuar në ligj prej 30 ditësh. Fatura e Bankës konfirmon se në llogarinë e MF është derdhur pagesa në fjalë, në emër të trashëgimtarëve Pinari. Pagesa është kryer, për llogari te trashëgimtarëve Pinari, nga një entitet privat me emër “Inerte express” shpk, e cila është procedurë e rregullt bankare qe rregullon një marrëdhënie private mes dy palëve dhe nuk implikon ne kete rast Ministrine e Financave as e bën përfitues nga kontrata e shitjes, personin i cili ka depozituar paratë në bankë.

Pas deklaratës së Ministrisë së Financave, Partia Demokratike thekson Arben Ahmetaj "bëri budallain për të mbuluar me burokraci të vërtetën se ishte trafikanti Edmond Bego ai që i pagoi Ministrisë së Financave 1.5 milionë euro për privatizimin e ish serave".

Sipas demokratëve, është e provuar se “Inerte Ekspres” i përket plotësisht mikut të Taulant Ballës dhe se, nëpërmjet saj, janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.

REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE

Arben Ahmetaj bëri budallain për të mbuluar me burokraci të të vërtetën se ishte trafikanti Edmond Bego ai që i pagoi Ministrisë së Financave 1.5 milionë euro për privatizimin e ish serave.
 
Është e provuar se “Inerte Ekspres” i përket plotësisht mikut të Taulant Ballës dhe se, nëpëmjet saj, janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.
 
Arben Ahmetaj mund të nxjerrë arkivin e Ministrisë së Financave, që nga krijimi i saj, por nuk mund të fshehë dot faktin se ai e privatizoi pronën vetëm pasi trafikanti i drogës  mori përsipër të mbyllë procedurën e privatizimit.  
 
A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt?
 
Përgjigja për këtë pyetje është vetëm çështje kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat