Goditi me këpucë Edi Ramën, gjykata liron banorin e Astirit

Shqipëria

Goditi me këpucë Edi Ramën, gjykata liron banorin e Astirit

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 10:45
Edi Rama

Është liruar nga burgu banori i zonës së Astirit, Ilir Katiraj i cili goditi me këpucë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në ambientet pranë spitalit ushtarak në Tiranë, pak javë më parë.

Gjykata ka dhënë për të masën e detyrimit të paraqitjes.

Dhjetra baniorë të Unazës së re kanë qenë sot  në mbështetje të tij si dhe kanë kërkuar lirimin nga burgu edhe të Daniel Dobraj, i cili akuzohet se ka qëlluar me kapsolle efektiven Ina Nuka.

Djali i Katirajt u shpreh se dhënia e drejtësisë ka qenë e vonuar, ndërsa babai i tij do t’i bashkohet protestës që prej pasdites së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat