8 muaj burg për shqiptarin që mashtronte si punonjës i ambasadës - Bota Sot
8 muaj burg për shqiptarin që mashtronte si punonjës i ambasadës

Shqipëria

8 muaj burg për shqiptarin që mashtronte si punonjës i ambasadës

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar nga Berati me inicialet L.M është dënuar me 8 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për mashtrim, duke u hequr si punonjës i ambasadës shqiptare në Greqi.

Siç mësohet nga dosja e 45-vjeçarit, L.M, ka mashtruar një shofer autobusi që kryente linjën Shqipëri-Greqi, me të cilin ishte njohur në një nga udhëtimet. Shtetasi A. Gj (viktima) e kishte njohur në vitin 2017 të pandehurin dhe i kishte kërkuar pajisjen e vajzës së tij me pasaportë Greke. Gjatë bisedës, i pandehur kishte premtuar se do ta përshpejtonte procedurën dhe i ka kërkuar shumën prej 2000 eurosh në mënyrë që të mund t’i përshpejtonte procedurat e nxjerrjes së pasaportës për vajzën e të kallëzuarit, e cila ndodhej në Gjermani në atë moment ku po merrte kurim, transmeton atsh.

Në akuzën e bërë nga kallëzuesi, mësohet se A.Gj i ka dërguar të pandehurit L.M fillimisht shumën prej 1260 eurosh me shërbime të transfertave të parave në datën 08.06.2017 nga Gjermania në Shqipëri dhe në lidhje me këtë fakt, në dosje është administruar edhe kopja e mandatit të arkëtimit.

Në përfundim të gjyqit, Gjykata e Tiranës vendosi 1 vit burgim për të pandehurit, por pasi u pranua gjykimi i shkurtuar, Gjykata uli dënimin përfundimtar në 8-muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...