Qeveria shpërblen efektiven Ina Nuku me 12 paga mujore

Shqipëria

Qeveria shpërblen efektiven Ina Nuku me 12 paga mujore

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:07
Edi Rama dhe Ina Nuku

Pak ditë më parë kryeministri Rama pati një takim me efektiven e policisë, Ina Nuku e cila u plagos gjatë një proteste të banorëve të Unazës së Re më 23 nëntor para parlamentit.

Ndërsa në mbledhjen e sotme të qeverisë, është vendosur që asaj t'i jepet një ndihmë financiare në masën e 12 pagave mujore.

Kjo është e barasvlefshme me shumën e 792 000 lekëve të rinj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat