Humbi jetën tragjikisht në aksident, bashkia e Bilishtit shpall “Qytetare Nderi” mësuesen

Shqipëria

Humbi jetën tragjikisht në aksident, bashkia e Bilishtit shpall “Qytetare Nderi” mësuesen

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:18
Luiza Dule

Këshilli bashkiak i Bilishtit ka vendosur të nderojë me titullin 'Qytetare Nderi' pas vdekjes, mësuesen Luiza Dule.

Ajo pak ditë më parë humbi jetën në një aksident automobilistik të ndodhur në segmentin e rrugës rurale Miras-Arrëz.

Me propozim të kryebashkiakut të Devollit Bledjon Nallbati, këshilli bashkiak vendosi të shpallë 'Qytetare Nderi' pas vdekjes mësuesen Luiza Dule.

E ndjera, nënë e dy fëmijëve ishte prej vitesh mësuese e lëndës Gjuhë-Letërsi në fshatin Arrëz, por humbi jetën pak ditë më parë kur automjeti tip 'Fuoristrada' me të cilën udhëtonte bashkë me disa kolege u përmbys në një aksident tragjik për jetën e saj.

Pak kohë më parë ajo kishte fituar betejën me kancerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat