Zbardhen kriteret për përfitimin e bursës së studentit

Shqipëria

Zbardhen kriteret për përfitimin e bursës së studentit

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në  përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer. Studentët që studiojnë në programe studimi në fusha prioritare dhe studentët në nevojë, i ndryshuar

Në vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, u bënë këto ndryshime:
“1. Përfitojnë bursë, në masën e përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, studentët e pranuar në vitin e parë akademik, për çdo program studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, me notë mesatare vjetore mbi 9 (nëntë) nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, të përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.

Lista e studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare hartohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe dërgohet në institucionet publike të arsimit të lartë dhe në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Gjithashtu, përfitojnë bursë në masën e përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, studentët e regjistruar në çdo program studimi, në vitet pas të parit, me kriterin e notës mesatare mbi 9 (nëntë), të përllogaritur nga institucionet e arsimit të lartë, vetëm për periudhën që ndjekin studimet në këto programe studimi dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit”.

Për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe institucionet publike të arsimit të lartë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat