Çmimi i druve të zjarrit shkon në “stratosferë”

Shqipëria

Çmimi i druve të zjarrit shkon në “stratosferë”

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 20:59
Ilustrim

Pavarësisht se dy bashkitë Prrenjas dhe Librazhd, kanë në administrim sipërfaqe të shumta pyjore, çmimet e druve të zjarrit në këto zona janë të papërballueshme për banorët.

Tregtarët i nxjerrin në tregun e brendshëm me të njëjtin çmim që i eksportojnë edhe jashtë Shqipërisë.

Nga Prrenjasi dhe Librazhdi eksportohet dru, por vendasit nuk kanë me çfarë të ngrohen. Çmimi i druve të zjarrit është shumë i lartë për këto dy qytete me ekonomi të ulët. Një metër kub varion nga 40 mijë lekë deri në 50 mijë të vjetra pa llogaritur çmimin e prerjes dhe transportit të tyre.

Dy bashkitë Librazhd dhe Prrenjas janë zona të thella malore dhe janë dy bashkitë që edhe eksportojnë dru zjarri edhe jashtë shtetit apo në rrethe të tjera. Banorët thonë se tregtarët vendosin çmimet sipas dëshirës dhe ai shkon po në vlerat e druve që dërgohen jashtë Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat