Inxhinieri: Projekti tek “Unaza e Re” është i gabuar, nuk ka nevojë për 56 metra gjerësi

Shqipëria

Inxhinieri: Projekti tek “Unaza e Re” është i gabuar, nuk ka nevojë për 56 metra gjerësi

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 08:01
Inxhinieri Xhevair Ngjeqari

Inxhinieri Xhevair Ngjeqari mendon se projekti i Unazës së Re nuk është i rregullt teknikisht.

I ftuar në emisionin “Provokacija”, Ngjeqari tha se sipas standardit dhe intensitetit të mjeteve kjo unazë nuk ka nevojë për 56 metra (gjerësi).

“Sipas standardit dhe intensitetit të mjeteve kjo unazë nuk ka nevojë për 56 metra (gjerësi). Ka nevojë sipas standardit A për 36 metra sepse kalon i gjithë intensiteti i mjeteve të parashikuara. Tani këtu ka dy probleme. Lidhja mes “Pallatit me Shigjeta” dhe “Shkollës Teknologjike” me kryqëzimin dhe gjithë kjo zonë deri në Lanë ka një kakofoni ndërtimesh. Këto ndërtime nuk mund të prishen në emër se do të ndërtosh një vepër publike sepse kjo gjerësi nuk justifikon prishjen. Projekti është i gabuar. Duhet të ndalen tenderimet”, u shpreh inxhinieri Xhevari Ngjeqari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat