Vrau ish-gruan gjyqtare, prokuroria kërkon burg përjetë për Fadil Kasemin

Shqipëria

Vrau ish-gruan gjyqtare, prokuroria kërkon burg përjetë për Fadil Kasemin

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:39
Fadil Kasemin, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim përjetë për Fadil Kasemin, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi. Pretenca u dha sot, ndërsa prokuroria ka kërkuar gjithashtu që Kasemi, dënimin ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

Fildez Hafizi u vra në 31 gusht 2017, sapo kishte dalë nga parukeria. Ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi iu afrua dhe e qëlloi atë me një plumb në kokë. Gjyqtarja u qëllua në befasi nga ish-burri i saj, me të cilin kishte 2 fëmijë. Fadil Kasemi e pranoi krimin, por dy fëmijët  e tij ngelën jetim dhe u shprehën se nuk duan ta takojnë më.

Kasemi ka shpjeguar në dëshminë e tij se me ish-gruan ka pasur marrëdhënie shumë të mira, deri në momentin kur ajo ka fituar studimet për në shkollën e magjistraturës. I pandehuri i këtij procesi gjyqësor, ka pohuar se motivi i këtij krimi të rëndë ka qënë pikërisht mosmirënjohja nga ana e gruas dhe devijimi i sjelljes së saj në marrëdhënin bashkëshortore. Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë. Në 2015 Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat