“Rama i çmendur ndalon diasporën të protestojë, Majko ministër që rri kot”

Shqipëria

“Rama i çmendur ndalon diasporën të protestojë, Majko ministër që rri kot”

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:42
Edi Rama dhe Pandeli Majko

“Rama i çmendur ndalon diasporën të protestojë, Majko rri dhe e ha turpin me bukë. Rama ky i çmendur pa shërim po lufton edhe me diasporën”.

Është ky denoncimi-akuzë i ditës së sotme nga kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Ai thotë se pasi ua ka prurë në majë të hundës të gjithë shqiptarëve Kryeministri “i marrë” i hapi luftë edhe diasporës.

Vasili deklaron se Rama nuk lejon diasporën të protestojë megjithëse organizatorët kishin respektuar ligjin pikë për pikë dhe kishin bërë edhe kërkesë me shkrim.

“Policia e Ramës dhe e Lleshajt konsumuan turpin më të madh të pluralizmit shqiptar.

Kjo qeveri legenash, që organizon gjoja takime të dhembshura me diasporën, që shqyhet duke bërë hipokrizi sikur vdiq për votën e tyre, e nxori fytyrën e saj të zezë dhe të vërtetë duke mos i lejuar të protestojnë në bulevard, se u prishka terezia publike. Po kur e zaptonin këta të rilindjes në 2010 bulevardin me javë të tëra me çadrat e tyre dhe bulevardi qelbej era urinë prej tyre nuk prishej terezia publike”, deklaron Vasili.

Ai shton se e neveritshme është se si Pandeli Majko, i pari ministër i Diasporës në histori rri e vështron këtë turp dhe nuk jep dorëheqjen.

“Gezuar vitin e ri Pandi, po ti rri kot akoma në atë zyrë. Diasporës, qeveria jote dhe kryeministri psikopat ja mbyllen derën, megjithatë rri Pandi rri, nuk je as i pari as i fundit që e ha turpin me bukë”, thotë në mbyllje të qëndrimit të tij Vasili.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat