Biletat e avionit në 'stratosferë', shqiptarët udhëtime me autobus drejt vendeve me borë

Shqipëria

Biletat e avionit në 'stratosferë', shqiptarët udhëtime me autobus drejt vendeve me borë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:52
Ilustrim

Vendet e Ballkanit ngelen më të preferuarat për udhëtime gjatë festave të fundvitit.

Shumë prej shqiptarëve të cilët kanë vendosur ti kalojnë ditët e fundit të vitit 2018 jashtë vendit, kanë zgjedhur vendet me dëborë për të shfrytëzuar më shumë resortet e skive në vende si Kolashin, Mavrovë, Brezovicë.

Sipas agjencive turistike, këtë  vit nuk kanë munguar as preferencat për vendet e Evropës kryesisht në ato vende ku organizohen Christmas Market, si në Paris, Bruksel, Pragë, Budapest, Vjenë etj.

Por pavarësisht ofertave të cilat bëjnë agjencitë  gjatë kësaj periudhe, biletat e udhëtimit me avion ngelen sërish të shtrenjta, gjë e cila ka ndikuar edhe në përzgjedhjen e udhëtimeve autobus nga shumë qytetarë.

Ndërsa për turistët e huaj që vijnë në Shqipëri, ndryshe nga vitit i kaluar këtë vit ka një rritje të ndjeshme kryesisht ata zgjedhin të qëndrojnë në Tiranë dhe Durrës duke bërë udhëtime dhe vizita në pikat kryesore të vendit tonë si në Berat, Gjirokastër dhe Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat