“Mikpritja e shqiptarëve”; Francezja “Liberation” shkruan përse qëndrojnë emigrantët

Shqipëria

“Mikpritja e shqiptarëve”; Francezja “Liberation” shkruan përse qëndrojnë emigrantët

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:12
Francezja “Liberation” shkruan përse qëndrojnë emigrantët

Emri shqiptar, jo rrallëherë në mediat e huaja është njehsuar me problemet, por shkrimi i fundit i francezes “Liberation” është një kurore dafinash për mikpritjen tonë.

Të rraskapitur nga “Itinerari i Ballkanit”, gjithnjë e me shumë refugjatë vendosin të qëndrojnë në Shqipëri, nis shkrimi që nënvizon se këta njerëz, përfitojnë nga mikpritja e një vendi që edhe vete është prekur nga eksodi i popullsisë së saj.

Ai sjell eksperiencën e një emigranti të quajtur Taha. “Shqipëria është per mua vendi im i dytë”, thotë siriani. Me një shqipe të çalë, ai tregon se ka qenë dhe në shumë shtete të tjera, por këtu ka gjetur diçka ndryshe.

“Shqiptaret, nuk të shohin thjesht si refugjat apo emigrant, por fillimisht si qenie njerëzore”, shprehet ai. Për këtë bir refugjatësh që kanë mbetur në Jiban, rruga ndaloi papritur një vit më parë në vendin e vogël buzë Adriatikut.

Me të drejtën e azilit në xhep, Taha tani shpreson t’i bashkohet njërit prej klubeve të futbollit në Tiranë.

Teorikisht e mbyllur që nga pranvera 2016, “Itinerari i Ballkanit” vazhdon të jetë rruga e qindra njerëzve, me përfitim të madh për kontrabandistët, thotë Liberation.

Artikulli shpjegon se fenomeni i ri gjatë këtij viti është rruga e tyre nëpër malet shqiptare, Malin e Zi dhe Bosnjë, për të arritur në Bashkimin Europian.

Kështu ka vepruar edhe Ahmedi, nga Pakistani. Ai është habitur nga mikpritja që gjeti në Shqipëri. “Ne Greqi me kishin thënë: Kujdes nga shqiptarët, – rrefën 26 vjecari,- por kur erdha këtu, e pashë se ata ishin gabuar”.

Pas tij, në rrugën me gropa që të çon në qendër të Babrrus, disa gra shkojnë në shkollën lokale. Gjithnjë e më shumë familje refugjate, kryesisht sirianë, kanë zgjedhur të qëndrojnë në Tiranë.

Përfshirë dhe njerëz si Said dhe gruaja e tij Sabah, të cilët kurrë nuk kishin dëgjuar për Shqipërinë. “E kërkuam azilin këtu për të mirën e fëmijëve tanë,- thotë palestinezi; – Nuk mund të rrezikonim jetën e tyre duke vazhduar. Njerëzit po vdesin në këtë rrugë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat