Vendimet e Ramës për studentët, Meta: Nuk mbështes dialogun provokues e jo të sinqertë - Bota Sot
Vendimet e Ramës për studentët, Meta: Nuk mbështes dialogun provokues e jo të sinqertë

Shqipëria

Vendimet e Ramës për studentët, Meta: Nuk mbështes dialogun provokues e jo të sinqertë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:50
Ilir Meta

residenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimeve të Qeverisë të miratuara për studentët, pas protestave të tyre me 8 kërkesa.

“Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji, patjetër e dobishme për të dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjate problemeve të arsimit të lartë dhe të studentëve në mënyrë të veçantë do të mbështes çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv në këtë drejtim. Problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimidues dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv”- tha Meta nga Korça.

Në këtë deklarata presidenti lë të kuptuar qartë, se është kundër dialogut diferencues që kryeministri Rama nisi për disa ditë teksa u shkonte studentëve në auditores e Fakulteteve të tyre, ku nga shumë takime u pa se vetë studentët ishin kundër. Ata janë shprehur se mbështesin kauzën e studentëve të ngritur në protestë dhe kërkojnë nga kryeministri vetëm plotësimin e plotë të 8 kërkesave të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat