Vrau ish-bashkëshorten gjykatëse, prokuroria kërkon burg për jetë për autorin

Shqipëria

Vrau ish-bashkëshorten gjykatëse, prokuroria kërkon burg për jetë për autorin

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:50
Fadil Kasemi, Fildez Hafizi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim për jetë për Fadil Kasemin, që ekzekutoi ish bashkëshorten e tij, Fildez Hafizi, e cila ishte me detyrë gjyqtare.

Ngjarja në fjalë tronditi opinionin publik në fund të gushtit të vitit 2017. Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja erdhi për një konflikt për çështjen e dy fëmijëve që kishte çifti.

Pretenca u dha të enjten dhe është kërkuar që dënimi të bëhet në burg të sigurisë së lartë.

Vrasja e gjyqtares:

Në mesditën e 31 Gushtit të dy viteve më parë, gjyqtarja Hifizi sapo dilte nga parukeria dhe po përgatitej të drejtonte automjetin e saj është gjendur përballë ish-bashkëshortit të saj, Fadil Kasemit, të armatosur me pistoletë, i cili i ka marrë menjëherë jetën, duke e qëlluar në kokë.

Policia e arrestoi menjëherë Kasemin, që pranoi krimin, ndërsa shtoi se shkaku i krimit ka qenë sjellja e ish bashkëshortes.  I pandehuri i këtij procesi gjyqësor, ka pohuar se motivi i këtij krimi të rëndë ka qenë pikërisht mosmirënjohja nga ana e gruas dhe devijimi i sjelljes së saj në marrëdhënien bashkëshortore. Sipas hetimeve, nuk ishte hera e parë që Kasemi tentonte vrasjen e ish bashkëshortes, një gjë e ngjashme kishte ndodhur dhe në vitin 2015, por fëmijët e kishin ndaluar krimin.  Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje. Fëmijët pas ngjarjes kanë deklaruar se nuk duan më ta takojnë babain e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat