Publikohen datat e provimeve për maturantët e 2019-ës

Shqipëria

Publikohen datat e provimeve për maturantët e 2019-ës

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 13:21
Ilustrim

Këtë të enjte është zbardhur urdhri i ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, për datat e provimeve të maturës 2019.

Provimi për gjuhën e huaj do të jepet në datë 7 qershor 2019. Provimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë në datë 12 qershor, provimi për lëndën e matematikës do të jepet në datë 17 qershor, ndërsa sa i takon lëndëve me zgjedhje do të jepen më datë 22 qershor.

Provimet e maturës 2019 do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Sa i takon vlerësimit, sipas urdhrit të ministres Nikolla, do të mbështetet në totalin e 60 pikëve.

Ato maturantë që do të rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2019, do t’i rijapin provimet në sesionin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat