Protesta e diasporës, Balla: Do kishim shkuar, por nuk na ftuan

Shqipëria

Protesta e diasporës, Balla: Do kishim shkuar, por nuk na ftuan

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 14:11
Taulant Balla

Ditën e nesërme është paralajmëruar një protestë nga diaspora para Kryeministrisë dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se nëse do ishin ftuar në këtë protestë, PS-ja do të merrte pjesë.

“Nëse do ishim ftuar, edhe ne do ishim pjesë e protestës së diasporës. E dimë që Shqipëria i ka një borxh gjithë shqiptarëve që jetojnë në çdo cep të territorit dhe në këto vite janë kontributor i ekonomisë së vendit. Për PS-në, e drejta e votës e atyre që jetojnë jashtë territorit ka qenë kushti i vetëm që i kemi kërkuar palës tjetër dhe e kemi bërë edhe këtë kur kemi qenë në opozitë, për të përfshirë në kodin e ri zgjedhor votën e shqiptarëve”, tha Balla.

“Edhe në thirrjen e fundit që bëra ne emër të PS-së në dy seancat e fundit të Kuvendit, është që të mblidhemi e të votojmë bashkë me opozitën Kodin Zgjedhor që adreson më së miri zgjidhjen. Ndaj, në seancën tjetër të mblidhemi dhe të votojmë për këtë reformë. Këta që u merakosën kaq shumë për protestën e diasporës, duhet të bëhen bashkë me ne që të plotësojmë kërkesat e diasporës”, shtoi Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat