Tragjedi si në filma. 23-vjeçari i plagosur ka çuar deri në spital 17-vjeçaren, autor i atentatit ishte një...

Shqipëria

Tragjedi si në filma. 23-vjeçari i plagosur ka çuar deri në spital 17-vjeçaren, autor i atentatit ishte një...

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 14:48
Briselda Gjikolaj dhe Erion Benga

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 17-vjeçares, Briselda Gjikolaj dhe plagosjen e të dashurit të saj Erion Benga, 23-vjeç, pasditen e djeshme në Laprakë.

Erion Benga, 23 vjeç dhe e dashura e tij Briselda Gjikolaj, 17 vjeç sapo dolën nga një lokal në bllokun “Gintash” dhe u futën në makinë, kur autori, një 19 vjeçar nga Puka i qëlloi me armë zjarri.

Për pasojë Erion Benga u plagos me dy plumba, një në qafë dhe një në shpatull ndërsa e dashura e tij 17 vjeçare humbi jetën.
Ndonëse i plagosur, Benga vazhdoi të ngiste makinën dhe e çoi të dashurën e tij në spital por ajo nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të plumbit që e goditi në kokë.

Vrasja në Laprakë dyshohet të ketë patur si shkak konfliktin për ngacmimin e vajzave që ndodheshin në tavolinë me 23-vjeçarin e plagosur Erjon Benga.

Mësohet se Benga ka qenë në lokal me të dashurën e tij prej 10 ditësh, 17-vjeçaren Briselda Gjikolaj e cila mbeti e vrarë nga të shtënat me armë.

Me 23-vjeçarin ishin edhe dy persona të tjerë, ndërsa autorët, njëri prej të cilëve është identifikuar si një i ri me origjinë nga Puka, ndodheshin në një tjetër tavolinë të lokalit te kompleksi Gintash.

Pas ngacmimeve ndaj vajzave, Benga është çuar dhe ka shoqëruar në makinën e tij Griseldën dhe dy personat e tjerë.
Por në këtë moment janë çuar edhe autorët, të cilët me pistoleta i kanë ndjekur nga pas dhe i kanë qëlluar në momentin që do të futeshin në makinë.

17-vjeçaren e ka zënë një plumb në kokë ndërsa Benga u plagos me dy plumba, në shpatull dhe qafë. Dyshohet se gjithsej janë qëlluar katër plumba.

Pavarësisht plagëve, 23-vjeçari Benga e ka marrë 17-vjeçaren dhe e ka çuar në spitalin e Traumës, që ndodhet pak kilometra larg vendit të ngjarjes. Me të mbërritur në spital ajo ka ndërruar jetë.

Emri i autorit nuk është bërë ende me dije por policia e ka identifikuar. Autori është një 19-vjeçar jeton në Laprakë pranë vendit të ngjarjes. Policia ka shkuar për kontroll në banesën e këtij të fundit, por nuk është gjetur në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat