"Bomba" e Kryemadhit: Parlamenti drejt shpërbërjes, do shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Shqipëria

"Bomba" e Kryemadhit: Parlamenti drejt shpërbërjes, do shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 17:43
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në Gjirokastër.

Kryemadhi i bëri sërish thirrje anëtarëve të LSI që të palosin flamurin e partisë dhe të shpalosin flamurin kombëtar duke iu bashkuar protestës së studentëve.

“Studentët i kanë dhënë një dimension tjetër jetës politike dhe dimension tjetër i kanë dhënë edhe reagimit qytetar. Ata mbajnë zjarrin e protestës ndezur edhe pse janë me pushime. Ne kemi bërë thirrje që të palosni flamurin e LSI dhe të shpalosin flamurin kombëtar. Protesta ishte një sinjal shumë i mirë, por për hir të vërtetës duhet të bëjë që të na vrasë ndërgjegjja. Studentët i dhanë një mësim politikës shqiptare, pasi thanë se nëse politikanët nuk reagojnë do reagojnë ata. Studentët e Gjirokastrës duhet t’i bashkohen atyre të Tiranës", tha ajo.

Sipas saj data 30 qershor nuk do të jetë vetëm data e zgjedhjeve vendore por edhe data e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

"Mos hapja e negociatave për Shqipërinë ishte një sinjal shumë i keq. 30 qershori do jetë jo vetëm ditë zgjedhjesh lokale, por edhe dhe ditë e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat