Sa do shkojë ekonomia shqiptare gjatë vitit 2019!

Shqipëria

Sa do shkojë ekonomia shqiptare gjatë vitit 2019!

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Liga ekonomike botërore projekton që ekonomia shqiptare të zgjerohet me 500 milionë dollarë nga viti 2018 në vitin 2019.

Pra, nga 15.1 miliardë dollarë amerikanë me çmimet aktuale, në 15.6 miliardë dollarë. Në vitin 2023 ndërkohë, kjo shumë projektohet të rritet me 5.5 miliardë dollarë, të matur sipas çmimeve aktuale. Në vitin 2028, ekonomisë shqiptare do t`i shtohen edhe thuajse 10 miliardë dollar të tjerë, ndërsa në 2033 do të vlejë plot 46.5 miliardë dollarë, ose 3 herë më shumë se sot.

Por këto llogari janë të bëra me çmimet aktuale, çka do të thotë se nuk është zhveshur nga efekti i inflacionit. 46 miliardë dollarë në vitin 2033 nuk do të kenë aspak të njëjtën vlerë me 46 miliardë dollarë sot. Të zhveshur nga inflacioni, projeksionet flasin për diçka pak më shumë se dyfishim, nga 15 miliardë dollarë në 2019, në 34 miliardë dollarë në vitin 2033.

Pra, edhe zgjerimi i ekonomisë shqiptare me 500 milionë dollarë vitin që vjen është një indikator jo real, pasi nuk është zhveshur nga inflacioni. Rritja reale projektohet të jetë në vetëm 200 milionë dollar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat