Mbrëmjen e sotme një automjet ka shpërthyer në flakë në qytetin e Korçës.
Sipas policisë shkak është bërë një shkëndije në impiantin e gazit.
Makina ishte pranë një karburanti në momentin kur është përfshirë nga flakët.
Raportohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Mësohet se makina është në pronësi të një gruaje, e cila është dërguar në spital për shkak të tronditjes.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.