Krimet tek adoleshentët, sociologët: Shkak lidhjet në moshë të re

Shqipëria

Krimet tek adoleshentët, sociologët: Shkak lidhjet në moshë të re

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 07:25
Krahas anës emocionale të ndjeshme, një element më vete mbetet ndikimi i faktorëve të jashtëm që drejtojnë të rinjtë tek armët, për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Vrasje të ndikuar nga paqëndrueshmëria emocionale, e cilësojnë sociologët krimin e djeshëm ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Briselda Gjikola.

“Lidhjet në moshë të re përshkruhen nga një intensitet emocional i lartë dhe pasion i lartë që shoqërohet me kuriozitet të lartë fizik po ashtu. Patjetër shoqërohen me paqëndrueshmëri, sepse kufiri mes dashurisë dhe urrejtjes është shumë i hollë”.

Krahas anës emocionale të ndjeshme, një element më vete mbetet ndikimi i faktorëve të jashtëm që drejtojnë të rinjtë tek armët, për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

“Nevojat emocionale shpesh mbushen me modele që sjellin antivlera, si pasojë e teknologjisë, apo ata që imitojnë nga njëri-tjetri. Ata që ekspozohen në mënyrë të vazhdueshme i bën ata jo të ndjeshëm ndaj krimit në mosha të vogla, e për vite të tëra shkalla e ndjeshmëria bëhet shumë e ulët”.

E reja Gjikola mësohet se jetonte vetëm në kryeqytet, në zonën e Laprakës, një fakt që ndikon sipas sociologëve në ekspozimin e ngjarjeve të padëshiruara.

“Kur familja nuk e ka mundësinë t’i gjendet pranë, luhatet kujdesi prindëror dhe janë më të ekspozuar ndaj këtyre situatave, sidomos këto mosha”.   

Përdorimi i armëve nga adoleshentët nuk janë raste të padëgjuara për opinionin publik. Për të krimet në këtë moshë specialistët sugjerojnë rritjen e ndjeshmërisë nga institucionet përkatëse dhe edukimin për të respektuar jetën e tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat