Korçarja ndez cigaren në makinën me gaz, katër të plagosur nga shpërthimi

Shqipëria

Korçarja ndez cigaren në makinën me gaz, katër të plagosur nga shpërthimi

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 09:12
Pamje nga Korça

Një ngjarje e rëndë raportohet mbrëmjen e së enjtes në Korçë. Si pasojë e shpërthimit të një makine tip Benz pranë një karburanti kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Policia thotë se në lagjen 9 të qytetit të Korçës. Sipas tëu njëjtave burime ishte drejtuesja e mjetit me iniciale V.D. që ndezi një cigare teksa makina ishte e parkuar pranë një pike karburanti.

Policia thotë se nga shpërthimi flakëve kanë marrë lëndime D.M, punonjës i karburantit, drejtuesja e mjetit  dhe shoqëruesit e saj, një vajzë me iniciale J.O. dhe një person me iniciale F.D, që ndodheshin brenda në mjet. Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Paraprakisht dyshohet se në mjet ka pasur rrjedhje gazi dhe zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht, nga ndezja e cigares nga drejtuesja e mjetit” – raporton policia. Një grup hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat