Premtimi i Ramës: Nga 1 janari nuk ka më taksë për…

Shqipëria

Premtimi i Ramës: Nga 1 janari nuk ka më taksë për…

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 11:34
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste se në shumë aspekte Shqipëria ka dalë nga tranzicioni, por ka ende shumë punë për t’u bërë.

Kreu i qeverisë gjithashtu tregoi ndryshimet që do ndodhin duke filluar që nga 1 janari. “Për pak hymë në vitin e ri ku 16 mijë vetë do të paguajë 300 mijë lekë taksa më pak në vit. Fakti është që sot puna taksohet 5.5% dje taksohej 10%. 11 mijë biznese do paguajnë 3 herë më pak tatim fitimi nga 1 janari. Leku s’ka qenë më i fortë se sot asnjëherë më parë në këto 5 vite. Nga 1 janari nuk ka më taksë për inputet bujqësore,” tha Rama.

“Në thelb përtej formave të shfaqjes ata kanë të gjithë të drejtën për të qenë të acaruar me ne, pasi presin shumë më tepër nga ne. Secili prej tyre në rrugën e ministrisë së Arsimit mund të ishte fëmija im i rritur pas rënies së komunizmit. Ky brez është pasqyra më besnike e bërë prej politikës së bërë në çerek shekulli, për ta marrë dhe mbajtur pushtetin, pa guxuar e mbajtur shtetin. Njerëzit jetuan duke vjedhur dritat e njëri-tjetrit, duke fajësuar njëri-tjetrit, donin vetëm vezën e vet sot pa i interesuar pula mot. Ne i kemi dhënë fund tranzicionit kur thamë stop dritat nuk vidhen më, por edhe kur vendosëm ligjin e arsimit të lartë. Universiteti ka ligjin në letër, po jo ligjshmërinë në letër. Në një kohë të ndërmjetjme jemi tek pensionet, sot në botën e pensionistëve tranzicioni vazhdon për shumë prej tyre, e njëjta gjë me pronën. E ndërmjetme është dhe koha shqiptare pasi ne e morëm kurajon ta shohim në sy të vërtetën të politikës së bërë që kërkon të mbajë pushtetin duke u shkelur syrin të gjithëve. Unë akuzohem pse askush nuk është në burg. Ne duhet të ulim kokën e të punojmë që e nesërmja të na japë të drejtë. Ajo që ka prekur botën si sëmundje e alergjisë së përditshme ka prekur dhe realitetin tonë,” u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat