Basha reagon pas ndryshimeve në qeveri: Rama u tall me shqiptarët, është i degraduar

Shqipëria

Basha reagon pas ndryshimeve në qeveri: Rama u tall me shqiptarët, është i degraduar

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:22
Lulzim Basha

Për ndryshimet e sotme në qeveri të njoftuara nga Kryeministri Rama në asamblenë e Partisë Socialiste, ku shkarkoi 9 ministra që kanë patur 5 vite mandat është shprehur edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Përmes një dalje për mediat Basha theksoi se këto ndryshime janë një tallje e madhe për shqiptarët. 

Sipas tij Rama sot mund të kishte vendosur ministër shoferin e tij dhe askush nuk mund t’a ndalojë.  “Ndryshimet në qeveri janë një tallje e madhe me shqiptarët. Pasi i ka braktisur për 5 vite me radhë, sot ka bërë talljen me shqiptarët, duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë. Edi Rama sot mund të kishte  vendosur ministër shoferin e tij, mund të kishte vendosur ministër parukieren e tij,”-u shpreh Basha.

Gjithashtu kryetari i opozitës vijoi fjalën e tij duke thënë se ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar për të cilët nuk mjafton shkarkimi, por duhet të dalin përpara drejtësisë. "Ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar, ata duhet të dalin para drejtësisë. Me aktin e sotëm, Rama tregoi se nuk ka nevojë për ministra. Ai qeveri me oligarkët dhe krimin. Ajo që u ka ofruar shqiptarëve është një përzierje njerëzish të paaftë, anonim dhe disa thellësisht të korruptuar. Ndryshimet në qeveri tregojnë degradimin e plotë të Partisë Socialiste. Edi Rama po bën aktet e një të marri. Çdo shqiptar e ka kuptuar, peshku është qelbur nga koka”, deklaroi Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat