Numri dy i PS-së komenton “prerjet e kokave” në qeveri

Shqipëria

Numri dy i PS-së komenton “prerjet e kokave” në qeveri

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 17:45
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, dejure numri dy i selisë rozë, ka komentuar këtë të premte largimet e 7 ministrave të qeverisë Rama 2, “kokat” e të cilëve janë prerë sot nga dora e atij që i vendosi 5 vite më parë.

Taulant Balla ka shkruar në rrjetin social një mesazh për deputetët, por gjithmonë duke ju referuar protestës së studentëve, e cila mbetet ende një “dritë” nga e cila të majtët nuk po munden të shmangen.

Ball: Protesta e studentëve (të vërtetë) na tregoi drejtimin që duhet të ndjekim drejt #ShqipëriaEuropiane. Ndryshimet e sotme në ekipin qeverisës erdhën si domosdoshmëri për të zgjeruar kapacitetetet tona.Vlerësim për rolin pozitiv të ministrave në largim“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat