Rama mbledh Kryesinë

Shqipëria

Rama mbledh Kryesinë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 09:37
Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, ka thirrur sot mbledhjen e Kryesisë së PS-së. Burimet kanë bërë me dije se temë e takimit do të jetë përgatitja për zgjedhjet vendore.

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së të mbajtur një ditë më parë Rama deklaroi largimin nga qeveria të 7 Ministrave, përfshirë ata më të sulmuarit nga opozita si Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Rama tha se largimi vjen si pasojë e adresimit të problemeve të qytetarëve dhe jo të dështimit.

Në kabinet shtohen Elisa Spiropali si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe po ashtu do të ndryshojë edhe funksioni i PS me një statut të ri pas Kongresit të 30 marsit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat