PD, Boçi: Rama nuk u dha shpërblim mësuesve

Shqipëria

PD, Boçi: Rama nuk u dha shpërblim mësuesve

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 13:58
Luçiano Boçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se Edi Rama u mohoi mbi 30 mijë mësuesve shpërblimet për Vitin e Ri.

“Edi Rama nuk ka dhënë asnjë shpërblim për fundin e vitit për 34 mijë mësues në arsimin parauniversitar, ndërkohë që paguan 105 milionë euro për koncesionet e oligarkëve”, deklaroi Boçi.

Sipas deputetit demokrat, me mosdhënien e shpërblimeve, “Qeveria shkel kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë Arsimit dhe Sindikatave”.

“Në nenin 10 të kontratës thuhet se “punëdhënësi, që në këtë rast është qeveria, u njeh sindikatave të drejtën për shpërblimin vjetor të mësuesve në sistemin publik parauniversitar.” Mburrja e Edi Ramës se po bën shtet vlen vetëm për mashtrimin e shqiptarëve nëpërmjet makinerisë së tij të propagandës. Në të vërtetë, kryeministri po u mohon 34 mijë mësuesve të Shqipërisë një të drejtë të fituar me ligj”, shtoi Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat