Masat për fundvitin, ambulanca të stacionuara dhe helikopter në gatishmëri

Shqipëria

Masat për fundvitin, ambulanca të stacionuara dhe helikopter në gatishmëri

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 14:17
Skender Brataj

Nata e ndërrimit të viteve shoqërohet edhe me incidente, përplasje automjetesh apo helmime, të cilat shpesh përfundojnë në dyert e spitaleve.

Për t’i paraprirë këtyre problemeve, qendra kombëtare e urgjencës mjekësore ka marrë masa.

Skender Brataj u shpreh per VizionPlus: Më shumë ambulanca, të stacionuara në zonat me te rrezikshme.
 
Për sa i përket zonave te thella, Brataj thotë që do te jete ne dispozicion edhe helikopteri i urgjencës. 

Të enjten, flotës së ambulancave ju shtuan 32 mjete të reja, te cilat pritet të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimit te urgjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat