Klosi uron fëmijët me aftësi të veçanta

Shqipëria

Klosi uron fëmijët me aftësi të veçanta

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 17:09
Berat

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka qenë sot mes fëmijëve në Qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve me Aftësi të Veçanta, në Berat për t’ju uruar festat e fundvitit.

Ministri Klosi u shpreh se fëmijët kanë nevojë për dashuri në çdo ditë të vitit, por veçanërisht në prag festash, kur mungesa e njerëzve të dashur ndihet më shumë.

“Këtë fundjavë ishim në Qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve me Aftësi të Veçanta, në Berat, për të ndarë me ta më shumë dashuri, biseda për dëshirat e tyre dhe për t’i dhuruar atmosferë festash në prag të festive”, shkruan Klosi.

Më tej Klosi shton se “Krenar, që shkolla profesionale në Berat ofron kushte dhe mundësi reale për aftësimin e të rinjve me aftësi ndryshe, për të qenë pjesë e tregut të punës, nesër!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat