“Do t’i lësh këtu kockat” Basha në protestën e Astirit: Na rrëzojmë këtë bandë hajdutësh

Shqipëria

“Do t’i lësh këtu kockat” Basha në protestën e Astirit: Na rrëzojmë këtë bandë hajdutësh

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 17:59
Lulzim Basha

Në ditën e 56 të protestës së tyre, banorët e zonës së Astirit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama duke bërë thirrje se kryeministri dhe kabineti i tij do t’i lënë kockat në projektin e Unazës së Madhe.

Në protestë për mbështetje erdhi dhe lideri i demokratëve Lulzim Basha i cili kërkoi që qytetarët të bashkohen për të rrëzxuar nga pushteti qeverinë e korruptuar, që sipas tij po sillet si një bandë kriminale.

“Kjo protestë rrëzoi projektin korruptiv si modeli që mishëron qeverisjen e Ramës. Nuk mjafton vetëm largimi i shërbëtorëve të Edi Ramës në vjedhjen tek Unaza e Re. Njeriu që urdhëronte të gjithë këta vazhdon të mbetet në krye të qeverisë. Qytetarët e bashkuar kanë forcën për të larguar këtë bandë hajdute. Duhet të shembim këtë sistem që kurrë mos bëhen pazare. Duhet të pastrojmë politikën nga krimi. Rruga për të shembur këtë sistem politik është rruga e bashkimit”- tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat